Ndërlidhjet

Jahjaga i uron besimtarët myslimanë për Bajram


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka dërguar mesazhe urime udhëheqësve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, me rastin e Ditës së Bajramit të Madh, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Presidentja Jahjaga, në mesazhin e saj, theksoi se “në këtë ditë feste dhe gëzimi, uroj që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë, që ua ka dhuruar Zoti”.

Mëtutje ajo ka bërë thirrje se pas “përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, le të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit në mes vete, le të përkujtojmë dhe le të lutemi për të gjithë ata, që nuk janë në mesin tonë, por që me punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre, bënë që ne sot të jetojmë dhe të shënojmë të lirë festat dhe gëzimet tona”.

Telegrami përfundon me urimin “Paçi gjithmonë begati, hare e mirëkuptim në familjet tuaja”.
XS
SM
MD
LG