Ndërlidhjet

logo-print

Tërnava: Të ruhen vlerat fetare e kombëtare


Naim Tërnava

Naim Tërnava

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, tha se agjërimi i muajit të Ramazanit i ka pastruar shpirtërat e njerëzve nga urrejtja, xhelozia, egoizmi e koprracia dhe i ka udhëzuar në punë të mira e në respekt për njëri – tjetrin.

Këto komente ai i bëri sot në njëp konferencë për gazetarë në Prishtinë.

Me këtë rast, myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t’i ruajnë vlerat komnbëtare e fetare.

“Në këtë ditë feste e gëzimi, kërkoj nga ju kudo që jeni, t’i ruani vlerat dhe virtytet tona fetare e kombëtare. E kemi për obligim të angazhohemi, të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë, që fëmijëve tanë t’u sigurojmë një jetë me dinjtet, një vend me perspektivë, një vend ashtu siç e dëshirojmë ne”, tha Tërnava.
XS
SM
MD
LG