Ndërlidhjet

logo-print

Hillari Klinton i uron kosovarët për festën e Bajramit


Hillari Klinton

Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka dërguar një telegram urimi ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, me rastin e festës së Bajramit, ka njoftuar ministria e jashtme e Kosovës.

“Meqë jemi në përfundim të Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit dhe lutjeve për myslimanët në të gjithë botën, kam kënaqësinë të uroj myslimanët për një Bajram me qëzim dhe paqe”, thuhet, pos tjerash, në urimin e skeretares Klinton.

Mëtutje, në telegramin e saj, theksohet se myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, do të bashkohen për Bajram, sipas traditave të tyre të pasura dhe të ndryshme, duke festuar vlerat e përbashkëta të familjes, solidaritetit dhe komunitetit.
XS
SM
MD
LG