Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan – 5 militantë të vrarë


Aeroplani pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara

Aeroplani pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara

Zyrtarët në Pakistan thonë se së paku pesë militantë të dyshuar janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga sulmi i sotëm me aeroplan amerikan pa ekuipazh, në qarkun Shaval të Vaziristanit Verior.

Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar i inteligjencës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nga dy raketa të aeroplanit është goditur një shtëpi në fshatin Zvedar, afër kufirit të Pakistanit me Afganistanin.

Personat e vrarë dhe të plagosur nga sulmi mendohet se ishin anëtarë të grupit taliban pakistanez, Hafiz Gul Bahdar.

Sulmet me aeroplanë pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara kundërshtohen thellësisht në Pakistan.

Ky ishte sulmi i parë prej se shefi i inteligjencës së Pakistanit, Zahir ul-Islam, dhe drejtori i agjencisë amerikane, CIA, Dejvid Petraeus, u takuan në Uashington, në fillim të këtij muaji, në bisedimet ku u përfshinë edhe sulmet me aeroplanë pa ekuipazh.
XS
SM
MD
LG