Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Nga dy sulme – 14 ushtarë të vrarë


Pamje pas luftimeve të mëparshme të ushtrsië me kryengritësit

Pamje pas luftimeve të mëparshme të ushtrsië me kryengritësit

Zyrtarët e Jementi thonë se së paku 14 ushtarë janë vrarë kur militantët e dyshuar të al-Kaidës i kanë sulmuar dy ndërtesa qeveritare në qytetin jugor Aden.

Në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes së Jemenit thuhet se 11 ushtarë ishin vrarë nga të shtënat kur sulmuesit kishin arritur në hyrje të ndërtesës që shfrytëzohet nga Televizioni shtetëror i Jemenit.

Tre të tjerë janë vrarë disa minuta më vonë nga eksplodimi i makinës – bombë në oborrin e një ndërtese të afërt, që shfrytëzohet nga shërbimi i inteligjencës.

Mëtutje, në njoftim theksohet se janë plagosur edhe katër ushtarë të tjerë dhe tre punonjës të televizionit, përfshirë edhe dy femra.

Qeveria e Jementi, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, prej muajit prill është duke zhvilluar një goditje ushtarake të shkallës së gjërë kundër kryengritësve të dyshuar të ndërlidhur me al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG