Ndërlidhjet

Thaçi i uron besimtarët për festën e Bajramit


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e festës së Bajramit.

Në urim pos tjerash theksohet se “në këtë ditë të rëndësishme në kalendarin islam, qytetarët e vendit tonë, të besimit islam bashkohen për të shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muaji më i rëndësishëm i traditave islame”.

Mëtutje, siç informon faqja e kryeministrisë së Kosovës në Internet, zoti Thaçi ka theksuar se “me rastin e shënimit të Festës së Fitër Bajramit, këtë vit Republika e Kosovës është konsoliduar edhe më shumë si shtet demokratik, me institucione stabile dhe funksionale, duke i dhënë prioritet kryesor përmbushjes së standardeve dhe kritereve për integrim në Bashkim Evropian dhe në NATO, si dhe duke implementuar vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve”.

Në urim, pos tjerash, është theksuar se “uniteti qytetar, harmonia, toleranca ndërfetare dhe ndëretnike është pasuri e Republikës së Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës i ka uruar besimtarët myslimanë duke iu “dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe unitet në familjet e tyre”.
XS
SM
MD
LG