Ndërlidhjet

Paneta, Karzai të shqetësuar për sulmet e brendshme


Leon Paneta (majtas) dhe Hamid Karzai gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Kabul në dhjetor të vitit të kaluar
Leon Paneta (majtas) dhe Hamid Karzai gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Kabul në dhjetor të vitit të kaluar
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, kanë diskutuar për rritjen e numrit të sulmeve, në të cilat forcat e sigurisë afgane po i kthejnë armët kah truapt e koalicionit ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhorxh Litël, tha se Paneta dhe Karzai kanë “shprehur shqetësim të përbashkët” lidhur me këto sulme, gjatë bisedës telefonike që e kanë pasur ditën e shtunë.

Zëdhënësi Litël tha se ata janë “pajtuar që zyrtarët amerikanë dhe afganë duhet të punojnë edhe më tepër së bashku për minimizimin e potencialit për sulmet e brendshme në të ardhmen”.

Paneta ka thënë se ishte “shumë i shqetësuar” për këto sulme dhe ndikimin që ato e kanë në bashkëpunimin me aleatët afganë.

Sipas NATO-s, këtë vit janë vrarë 39 ushtarë ndërkombëtarë gjatë 29 sulmeve të këtilla.
XS
SM
MD
LG