Ndërlidhjet

Rusi: 6 policë të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Ingusheti


Pjesëtarët e ministrisë së brendshme patrullojnë në një rrugë të qytetit Malgobek në Ingusheti
Pjesëtarët e ministrisë së brendshme patrullojnë në një rrugë të qytetit Malgobek në Ingusheti
Raportet më të reja nga republika ruse e Ingushetisë në Kaukazin Verior, thonë se gjashtë policë janë vrarë nga një sulm vetëvrasës, sot herët në mëngjes, derisa pjesëtarët e forcave të sigurisë merrnin pjesë në një ceremoni varrimi të një kolegu të vrarë.

Komiteti Hetues i Rusisë, dega në Ingusheti, njoftoi se kanë filluar hetimet penale lidhur me këtë sulm me bombë në qytetin Malgobek.

Komiteti tha se të gjashtë policët kishin shkuar në shtëpinë e kolegut të tyre, Ilezir Korigov, që ishte vrarë gjatë një beteje të armatosur të shtunën, dhe po i shprehnin ngushëllime familjes së tij, kur veproi sulmuesi vetëvrasë me bombë.

Disa persona, poashtu, janë plagosur nga ky shpërthim.
XS
SM
MD
LG