Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Kundërshtohet zona e ndalim-fluturimeve mbi Siri


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj mundësisë së zbatimit ndërkombëtar të një zone të ndalim–fluturimeve mbi Sirinë.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dje në intervistën për Sky News Arabia Television, tha se zona e ndalim – fluturimeve do të ishte shkelje e sovranitetit të Sirisë.

“I kam dëgjuar komentet që vijnë nga ushtria e Shteteve të Bashkuara. Nuk është hera e parë që paraqitet koncepti i zonës së sigurisë ose koncepti i zonës së ndalim – fluturimit. Nëse këto zona e mbulojnë territorin e shtetit të Sirisë, ato do të paraqesin shkelje të sovranitetit dhe kjo, poashtu, do të ishte shkelje e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha Sergei Lavrov.

Megjithqë, asnjë anëtarë i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka propozuar zonë të ndalim – fluturimit, sekretaja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, javën e kaluar, ka thënë se Uashingtoni nuk e përjashton këtë mundësi.

Këto komente të zonjës Klinton, e kanë nxitur sekretarin amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, javën e kaluar, të thotë se zona e ndalim – fluturimeve mbi Sirinë nuk është çështje që do zgjidhje të shpejtë.
XS
SM
MD
LG