Ndërlidhjet

Sudan: Nga rrëzimi i aeroplanit – 31 të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në Sudan thonë se nga përplasja e aeroplanit me një “delegacion zyrtar” të Kordofanit Jugor, kanë humbur jetën 31 vetë.

Zëdhënësi i Autoriteteti të Aviacionit të Sudanit, Abdelhafiz Abdelrahim, tha se delegacioni ishte nisur për shënimin e festës myslimane të Bajramit.

Mediat raportojnë se në mesin e atyre që kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit ishte edhe ministri i Sudanit për religjion, Ghazi al-Sadiq Abdel Rahim.

Thuhet se aeroplani ishte rrëzuar në një mal derisa përpiqej të ateronte në mot të keq.
XS
SM
MD
LG