Ndërlidhjet

Hamnei: Izraeli është “tumor kanceroz”, Ki-mun i tmerruar


Ali Hamnei gjatë fjalimit të sotëm në Universitetin e Teheranit
Ali Hamnei gjatë fjalimit të sotëm në Universitetin e Teheranit
Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, i ka përsëritur kritikat ndaj Izraelit, që janë dënuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian.

Në fjalimin e tij me rastin e festës së Bajramit, zoti Hamnei tha sot se Izraeli është “tumor kanceroz” dhe se paraqet problemin më të madh me të cilin ballafaqohen vendet myslimane.

Fjala “tumor” është shprehje të cilën Hamnei dhe presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, e përdorin për ta portretizuar Izraelin si një shtet jolegjitim.

Të mërkurën, Hamnei e cilësoi Izraelin si “krijesë false Sioniste”, e cila një ditë nuk do të ekzistoj.

Ahmadinexhadi, të premten, tha se “regjimi Sionist dhe sionistët janë tumor kanceroz”.

Ban Ki-mun, i cili është ftuar nga Irani që të marrë pjesë në një samit në Teheran, në fund të muajit gusht, tha se ishte “i tmerruar” nga “deklaratat ofenduese dhe nxitëse”.
XS
SM
MD
LG