Ndërlidhjet

Ingusheti: Arriti në 7 numri i policëve të vrarë


Pamje nga Ingushetia
Pamje nga Ingushetia
Raporti i fundit nga republika ruse e Ingushetisë në Kaukazin Verior, thotë se shtatë policë janë vrarë nga një sulm vetëvrasës, sot herët në mëngjes, derisa pjesëtarët e forcave të sigurisë merrnin pjesë në një ceremoni varrimi të një kolegu të vrarë.

Komiteti Hetues i Rusisë, dega në Ingusheti, njoftoi se kanë filluar hetimet penale lidhur me këtë sulm me bombë në qytetin Malgobek.

Komiteti tha se të shtatë policët kishin shkuar në shtëpinë e kolegut të tyre, Ilezir Korigov, që ishte vrarë gjatë një beteje të armatosur të shtunën, dhe po i shprehnin ngushëllime familjes së tij, kur veproi sulmuesi vetëvrasë me bombë.

Guvernatori i Ingushetisë, Junuz-bek Jevkurov, tha se militantët e kanë vrarë Korigovin, për të ndërmarrë sulm vetëvrasës gjatë funeralit të dielën.

12 policë të tjerë, poashtu, janë plagosur nga ky shpërthim.
XS
SM
MD
LG