Ndërlidhjet

Hejg: Kosova – progres domethënës në konsolidimin e pavarësisë


Sekretari i jashtëm britanik, Uilliem Hejg
Sekretari i jashtëm britanik, Uilliem Hejg
Sekretari i jashtëm britanik, Uillijem Hejg, thotë se “Kosova vazhdon të ketë progres domethënës në konsolidimin e pavarësisë së saj”.

Këto komente ai i ka bërë në letrën e tij dërguar ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje, zoti Hejg theksoi se “Grupi Ndërkombëtar Drejtues është pajtuar që Kosova ka zbatuar Propozimin Gjithpërfshirës në mënyrë përmbajtësore, duke e hapur kështu rrugën për përmbyllje të mbikëqyrjes së pavarësisë, pas mbledhjes së GND-së në shtator”.

Zyrtari i lartë britanik, në letrën dërguar ministrit Hoxhaj, thotë se Mbretëria e Bashkuara edhe mëtutje do ta mbështesë fuqishëm subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG