Ndërlidhjet

Raporti: Iraku e ndihmoi Iranin t’i anashkaloj sanksionet


Pamje e Bagdadit
Pamje e Bagdadit
E përditshmja Nju Jork Tajms ka raportuar se Iraku e ka ndihmuar Iranin për t’i anashkaluar sanksionet ekonomike të imponuara për shkak të programit atomik iranian.

Në numrin e së shtunës, gazeta ka raportuar se Iraku e ka shfrytëzuar një rrjet të institucioneve financiare dhe operacionet e kontrabandës së naftës, me të cilat Teherani është furnizuar me dollarë amerikanë.

Në disa raste, sipas raportit, zyrtarët e qeverisë së Irakut i kishin mbyllur sytë ndaj tregtisë me Iranin, derisa zyrtarët e tjerë në Bagdad, kishin përfituar direkt nga këto aktivitete.

Duke i cituar burimet në administratën e Shteteve të Bashkuara, zyrtarët irakianë dhe ekspertët bankarë dhe të naftës, Nju Jork Tajms shkruan se organizatat iraniane qartas e kishin marrë kontrollin ndaj së paku katër bankave komerciale të Irakut.

Sipas burimeve, kjo i kishte dhënë Iranit qasje direkte në sistemin financiar ndërkombëtar, nga i cili iranianët janë të përjashtuar për shkak të sanksioneve ekonomike.
XS
SM
MD
LG