Ndërlidhjet

Dempsej në Afganistan


Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsej.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsej.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsej, ka arritur në Afganistan për të zhvilluar bisedime me komandantë të lartë.

Vizita vjen në kohën e intensifikimit të sulmeve të forcave afgane kundër trupave ndërkombëtare, duke vrarë 10 nga to në më pak se dy javë.

Sulmi i fundit i tillë ka ndodhur të dielën në provincën jugore të Kandaharit, kur një person i veshur me uniformë të policisë afgane ka qëlluar për vdekje një anëtar të shërbimit ndërkombëtar.

Para se të ateronte në bazën ajrore të SHBA-së në Bagram, Dempsej ka thënë se sulmet e forcave afgane të sigurisë kundër ushtarëve të NATO-s do të jenë në krye të agjendës së bisedimeve me oficerët e koalicionit dhe të Afganistanit.

Dempsej i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP dhe televizionit Fox News se mirëpret deklaratat e fundit të presidentit afgan, Hamid Karzai, në lidhje me problemin dhe se shpreson që komente të ngjashme të bëhen edhe nga zyrtarë të tjerë.

Të shtunën, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, i ka bërë thirrje Karzait që të thellojë bashkëpunimin me forcat e NATO-s.
XS
SM
MD
LG