Ndërlidhjet

Një gjykatë në Kinë i ka shqiptuar dënimin e kushtëzuar me vdekje Gu Kailait, bashkëshortes së ish-liderit të Partisë Komuniste, Bo Ksilai, për shkak të vrasjes së një britaniku.

Dënimi në fjalë zakonisht ndryshon në burgim të përjetshëm pas disa vitesh.

Gu ka pranuar se ka helmuar Neil Hejvudin - me të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasur marrëdhënie biznesi - pas një grindjeje për para, në nëntorin e vitit të kaluar.

Gu ka thënë se ka vepruar pasi Hejvud ka kërcënuar djalin e saj.

Vrasja ka shkaktuar skandal politik, duke dëmtuar karrierën e Bosë.

Ndihmësi i Gusë, Zhang Ksiaojun, është dënuar me nëntë vjet heqje lirie.
XS
SM
MD
LG