Ndërlidhjet

Amerika Jugore dënon kërcënimet ndaj Ekuadorit


Londër
Londër
Vendet e Amerikës Jugore kanë shprehur solidaritet me Ekuadorin, pas kërcënimeve ndaj ambasadës së tij në Londër, ku është ngujuar themeluesi i Wikileaks-it, Xhulian Asanzh.

Britania ka thënë se ambasadës mund t’i heqë statusin diplomatik, për t’i lejuar policisë të hyjë në ndërtesë dhe të arrestojë Asanzhin për shkak të shkeljeve të dënimit të tij me kusht.

Ministrat e Jashtëm të Unionit të Vendeve Jug-amerikane u kanë bërë thirje palëve që “të ndjekin dialogun në kërkim të një zgjidhjeje reciprocikisht të pranueshme”.

Asanzh sfidohet nga ekstradimi në Suedi, nën akuzat për abuzime seksuale.

Ai druan se autoritetet suedeze do ta dorëzojnë tek ato amerikane, të cilat e akuzojnë për publikimin e mijëra dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara në ueb-faqen e tij Wikileaks.

Ekuadori, javën e kaluar, i ka ofruar azil politik Asanzhit, por Britania ka thënë se nuk do të lejojë largimin e tij.
XS
SM
MD
LG