Ndërlidhjet

OKB përfundon zyrtarisht misionin në Siri


Homs, Siri
Homs, Siri
Misioni vëzhgues i Kombeve të Bashkuara në Siri ka përfunduar zyrtarisht në mesnatë, në përputhje me vendimin e javës së kaluar të Këshillit të Sigurimit.

Një ekip prej 300 vëzhguesish ishte vendosur në Siri për të monitoruar armëpushimin ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve, të ndërmjetësuar nga ish-i dërguari ndërkombëtar për krizën, Kofi Anan.

Armëpushimi, megjithatë, nuk është zbatuar kurrë dhe Anan ka dhënë dorëheqje këtë muaj, duke thënë se përshkallëzimi i konfliktit dhe dështimi i fuqive botërore për t’u pajtuar rreth trajtimit të tij, i kanë bërë të pamundur të kryejë detyrat.

Pasardhësi i tij, algjeriani Lakhdar Brahimi, ka thënë të dielën se detyra e tij nuk është më të ndalojë luftën civile, por t’i japë fund një të tille.

Aktivistët thonë se rreth 20,000 persona kamë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i kryengritjes anti-regjim, në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG