Ndërlidhjet

Vajza e krishterë arrestohet për blasfemi


Pakistan

Pakistan

Policia pakistaneze ka bërë të ditur se një vajzë e krishterë - e cila thuhet se ka Sindromën e Daunit - është arrestuar nën akuzat për blasfemi.

Autoritetet kanë sqaruar se adoleshentja Rimsha është arrestuar të enjten në lagjen e Meherabadi të Islambadit, pasi banorët lokalë e kanë parë duke djegur faqe të Kuranit.

Blasfemia në Pakistan dënohet me vdekje.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ligjet anti-blasfemi janë të hapur për abuzime dhe se përdoren shpesh për të zgjidhur mosmarrëveshje të parëndësishme.

Zyrtarët thonë se qindra të krishterë të lagjes Meherabadi kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të frikës nga reagimet e popullatës myslimane.
XS
SM
MD
LG