Ndërlidhjet

Jemen: Sulm në xhami, 7 të vrarë


Jemen - foto arkivi

Jemen - foto arkivi

Raportet nga Jemeni thonë se një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj besimtarëve që kremtonin Festën e Bajramit në xhami, duke vrarë të paktën shtatë prej tyre.

Zyrtarët thonë se 10 persona të tjerë janë plagosur në sulmin e së dielës në Al-Dhale, rreth 190 kilometra në jug të kryeqytetit Sana.

I armatosuri, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes, duket se nuk ka lidhje me militantët islamikë, të cilët kanë kryer sulme gjatë muajve të kaluar.

Po ashtu të dielën, një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij në provincën Abjan, duke vrarë tre persona.
XS
SM
MD
LG