Ndërlidhjet

Turqia kërkon zonë të OKB-së për refugjatët në Siri


Refugjatë sirianë në Turqi
Refugjatë sirianë në Turqi
Turqia nuk mund të pranojë më shumë se 100 mijë refugjatë sirianë dhe në vend të kësaj ka propozuar një zonë mbrojtëse të OKB-së brenda Sirisë për t’i strehuar ata, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davotuglu, njofton AFP.

“Nëse numri i refugjatëve rritet në 100 mijë, ne nuk do të jemi në gjendje që t’i strehojmë në Turqi. Ne duhet t’i mirëpresim ata në territorin e Sirisë, nën patronazhin e OKB-së”, citohet Davutoglu t’i ketë thënë gazetës Hurriyet.

Shefi i diplomasë turke i kërkoi Kombeve të Bashkuara që të ngrisin kampe refugjatësh brenda kufijve të Sirisë”, në mënyrë që të frenojnë numrin e sirianëve që po largohen nga vendi i tyre si pasojë e konfliktit.

Eksodi i refugjatëve në Turqi është intensifikuar në javët e fundit, si pasojë e një ofensive të ushtrisë siriane dhe luftimeve në qytetin verior të Alepos, duke arritur një total prej 70 mijë njerëzish.
XS
SM
MD
LG