Ndërlidhjet

logo-print

Princi Filip lëshohet nga spitali


Pallati Buckingham

Pallati Buckingham

Pallati Buckingham njoftoi se Prici Filip ka lëshuar spitalin pas trajtimit të suksesshëm të fshikëzës së urinës, raporton AP-ja.

Bashkëshorti 91 vjeçar i Mbretëreshës Elizabeth u hospitalizua të mërkurën pas rishfaqjes së infektimit, për të cilin ishte trajtuar më herët këtë verë.

Pallati bëri të ditur se, pas lëshimit nga spitali, Princi Filip u vendos në pushimoren e familjes mbretërore në Balmoral.

Hospitalizimi i fundit ishte i treti me radhë i princit brenda tetë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG