Ndërlidhjet

Foshnja u kthehet prindërve


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Një foshnjë në Emiratet e Bashkuara, e cila gjendej në pjesën e prapme të veturës në kohën kur ajo po vjedhej, iu bashkua familjes pas kërkimeve më se shtatë-orëshe, njoftoi e përditshmja The National.

Vajza një-muajshe, Lailas, gjendej në një Toyota Prado kur u vodh në zonën Santasija të Sharjahit, jo larg qendrës komerciale në Dubai.

Prindërit e kishin lënë vajzën në veturë derisa po blenin diçka në një dyqan të dielën.

Vetura me foshnjën brenda ishte zhdukur brenda minutash.

Pas vjedhjes së veturës, policia lëshoi një alarm në rrjetin social Twitter i cili u rilëshua shumë shpejt nga një mijë e 700 njerëz, përfshirë ministrin e jashtëm, Sheik Abdullah bin Zajed dhe qindra banorëve të Sharjahit.

Vetura, bashkë me foshnjë, u gjet pas disa orëve në Muvajlah- disa kilometra nga vendi ku ishte vkjedhur vetura.
XS
SM
MD
LG