Ndërlidhjet

logo-print

Riker-Ivanov: S’ka alternativë pos integrimit


Flamujt e NATO-s dhe BE-së

Flamujt e NATO-s dhe BE-së

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, filloi një vizitë disa ditore në Maqedoni, gjatë të cilës do të ketë takime me drejtuesit e lartë shtetërorë dhe ata të partive politike.

Presidenca maqedonase dha detaje për takimin që Riker zhvilloi me presidentin, Gjorgje Ivanov.

Në takim thuhet se u bisedua për qëllimet strategjike të Maqedonisë, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe mundësia e zhbllokimit të procesit integrues.

“Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se nuk ka alternativë tjetër as për Maqedoninë dhe as për rajonin përveç se integrimi i plotë në BE dhe NATO”, thuhet në komunikatë.

Presidenti Ivanov, siç bën të ditur komunikata, e ka njoftuar zëvendës-ndihmës sektretarin amerikan të shtetit edhe me rolin e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunimin dhe nismat rajonale.
XS
SM
MD
LG