Ndërlidhjet

Palestinezi sulmohet në qendër të Jerusalemit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Policia izraelite njoftoi se janë arrestuar pesë adoleshentë të dyshuar për rrahjen e një palestinezi në Jerusalem.

Xhamal Xhulani, 17 vjeçar, u sulmua të enjtën në qendër të Jerusalemit nga një grup të rinjësh hebrej.

Ai humbi vetëdijen dhe u dërgua për në spitalin e qytetit.

Dëshmitarët okularë thanë se, në kohën kur po rrihej Xhulani, një grup hebrejsh po brohoriste slogane anti-palestineze.

Zëvendëskryeministri i Izraelit, Moshe Jalon, dënoi të dyja incidentet duke i cilësuar si krime “të patolerueshme” urrejtjeje dhe “akte terroriste që janë në kundërshtim me vlerat hebreje”.

Zëdhënësi i policisë izraelite, Miki Rozenfeld, tha se katër nga pesë të arrestuarit janë të mitur.

Më i riu thuhet se është 13 vjeç, ndërsa më i vjetri 19.

Pasi u këndell nga sulmi, Xhulani u tha hetuesve se nuk mban mend asgjë nga incidenti.
XS
SM
MD
LG