Ndërlidhjet

logo-print

Pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare

  • RFE /RL

Merdar (Foto nga arkivi)

Merdar (Foto nga arkivi)

Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës bën të ditur se të hënën në pikëkalimin kufitar në Merdare, po vazhdojnë pritjet e gjata dhe krijimi i kolonave në dalje për në Serbi.

Për të kaluar kufirin nga Kosova për në Serbi përmes pikëkalimit në Merdare duhet pritur nga 3-4 orë, kurse kolonat e automjeteve janë të gjata diku nga 400-600 metra, thuhet në këtë njoftim të Policisë Kufitare.

“Situata dhe arsyeja në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët mbetet e njëjtë, ku e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca e autoriteteve serbe”, vijon njoftimi.

Ndërkaq në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.

Andaj, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos atyre që kanë qëndruar për pushime në Kosovë dhe tani kthehen sërish nëpër vendet evropiane, që mundësisht t'i shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet tjera kufitare dhe t'u shmangen pritjeve në Merdare.(z.g)
XS
SM
MD
LG