Ndërlidhjet

Vajza e ish-diktatorit kandidon për presidente


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Partia konzervative që po qeveris në Korenë Jugore votoi pro kandidimit për postin e presidentit të vajzës së ish-liderit autoritar të vendit, Park Çung-hi.

Park Geun-haj, 60 vjeçare, pritet të korrë fitore në votimet e 19 dhjetorit për t’u bërë femra e parë presidente e Koresë Jugore.

Babai i saj, Park Çung-hi, kishte ardhur në fuqi pas një grusht-shteti në vitin 1961, ndërsa ishte vrarë nga shefi i tij i spiunazhit më 1979.

Nëna e kandidates ishte qëlluar gjithashtu për vdekje nga një person i armatosur në vitin 1974 kur po synonte kandidimin për presidente.

Mandati i presidentit aktual, Li Mijung-bak, përfundon në fillim të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG