Ndërlidhjet

Siria kundërshton Brahimin


Emisari ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakdar Brahimi
Emisari ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakdar Brahimi
Siria hodhi poshtë komentet e fundit të emisarit të ri ndërkombëtar, Lakdar Brahimi, i cili e quajti luftë konfliktin në Siri, bëri të ditur AFP-ja.

Brahimi, i cili pasoi ish-emisarin ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan, tha të dielën se, në vend se të shmanget, tani duhet të ndërpritet lufta civile pas 17 muajsh të përleshjeve.

“Lufta civile është lloji më i ashpër i një konflikti, kur fqiu vret fqiun e nganjëherë edhe të vëllain-ky është konflikti më i keq”, i tha ai një ditë më parë televizionit francez France 24.

Pasoi kundërshtimi i fuqishëm nga Damasku zyrtar.

“Të flasësh për luftë civile në Siri është në kundërshtim me realitetin dhe kjo gjë gjendet vetëm në kokat e konspiracionistëve”, theksoi ministria e jashtme e Sirisë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve SANA.

Regjimi sirian po insiston se është duke luftuar kundër “grupeve të armatosura terroriste” të mbështetura nga Perëndimi, shtetet e Gjirit dhe Turqia.
XS
SM
MD
LG