Ndërlidhjet

Papa Benedikti XVI s’i prish planet


Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI pritet ta vizitojë Libanin nga 14 deri më 16 shtator pavarësisht rritjes së tensioneve dhe frikës se lufta në Siri do ta kalonte kufirin, njoftoi Vatikani.

“Përgatitjet për vizitën janë në zhvillim e sipër dhe nuk ka ndonjë paqartësi nga ana e Vatikanit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi.

Ai tha se është nisur tashmë për në Liban vetura mbrojtëse që Papa përdor gjatë vizitave jashtë vendit.

Burimet e DPA-së konfirmuan vazhdimin e përgatitjeve.

“Përgatitjet janë duke vazhduar dhe nuk kemi marrë ndonjë sinjal nga Vatikani për rishqyrtimin e vizitës”, tha burimi i cituar nga agjencia.

Zyra për media e Pallatit Presidencial të Libanit, ndërkohë, bëri të ditur se është vazhduar deri më 20 gusht afati i fundit për aplikimet e gazetarëve që duan ta mbulojnë vizitën.
XS
SM
MD
LG