Ndërlidhjet

NASA thellon hulumtimet në Mars


Pamje nga Marsi
Pamje nga Marsi
Agjencia për Hapësirë e Shteteve të Bashkuara-NASA njoftoi se do të dërgojë një robot në Mars në vitin 2016 për të hetuar përbërjen e brendshme të planetit.

Mjeti InSight thuhet se do të bart me vete instrumenete për te ekzaminuar gjeologjinë në thellësi të Marsit.

Të gjitha të dhënat e gjetura do t’i informojnë hulumtuesit për gjendjen e brendshme të Marsit sot dhe evoluimin e saj në të ardhmën.

Shkencëtarët thanë se kjo do t’u jep një ide më të qartë për mënyrën e formimit të planeteve-përfshirë Tokën.

InSight thuhet se do të kushtojë 425 milionë dollarë edhe pse kjo shumë nuk përfshin raketën për transportimin e mjetit hulumtues.

Dy javë më parë në sipërfaqën e planetit Mars ateroi mjeti i NASA-s, Curiosity.
XS
SM
MD
LG