Ndërlidhjet

Sulmohet uebfaqja e gjykatës që dënoi “Pussy Riot”


"Pussy Riot" duke performuar në katedralën ortodokse në Moskë në shkurt të këtij viti
"Pussy Riot" duke performuar në katedralën ortodokse në Moskë në shkurt të këtij viti
Hakerë të panjohur sulmuan uebfaqën e gjykatës ruse, e cila dënoi me nga dy vite burg tri anëtaret e rock-bendit “Pussy Riot”.

Në faqën e internetit të gjykatës Kamovniçeski të Moskës, hakerët postuan slogane në mbështetje të “Pussy Riot”, komente të ndryshme dhe një video-klip të këngëtarit homoseksual të Bullgarisë, Azis.

Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi sulmin bërë uebfaqës.

Tri anëtarët e grupit “Pussy Riot” u shpallën fajtore të premtën e kaluar nën akuzën për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare pas performancës së tyre në një katedrale ortodokse në Moskë në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG