Ndërlidhjet

Ndërron jetë kryeministri i Etiopisë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare kryeministri i Etiopisë, Melez Zenavi.

Televizioni shtetëror raportoi se Zenavi ka vdekur të hënën pas një “infektimi të papritur” kur po trajtohej në një spital jashtë vendit.

Meles ishte hospitalizuar në muajin korrik, ndërsa nuk ishin dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore dhe arsyet e hospitalizimit.

Ish-lideri i guerilas ishte në krye të vendit që pas dëbimit nga pushteti të Mengistu Haile Mariam në vitin 1991.

Televizioni shtetëror njoftoi se zëvendëskryeministri e njëherazi ministri i jashtëm i Etiopisë, Hailemariam Desalegn, do ta kryejë rolin e kreut të ekzekutivit të vendit.
XS
SM
MD
LG