Ndërlidhjet

Protestë në mbështetje të Timoshenkos


Pamje nga protestat e deritashme në mbështetje të Timoshenkos

Pamje nga protestat e deritashme në mbështetje të Timoshenkos

Qindra mbështetës të Julia Timoshenko, marshuan në Kiev kur vazhduan seancat në Gjykatën e Specializuar Supreme të Ukrainës për rastin e ish-kryeminsitres së vendit.

Demonstruesit kërkuan lirimin e menjëhershëm nga dënimi me shtatë vite burg të Timoshenkos.

Ish-shefja e ekzekutivit të Ukrainës ishte dënuar në tetor të vitit të kaluar me shtatë vite burg lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare në nënshkrimin e një marrëveshje për gazin me Rusinë në vitin 2009.

Kryetari i partisë opozitare Fronti për Ndryshime, Arsenij Jatsenuk, tha se Timoshenko planifikon të paraqes një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Një gjykim i dytë i Timoshenkos nën akuzat për shmangie nga tatimi pritet të vazhdojë më 11 shtator.
XS
SM
MD
LG