Ndërlidhjet

Shkon në 9 numri i viktimave në Turqi


Turqi

Turqi

Ka shkuar në nëntë numri i viktimave që humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në Gaziantap në juglindje të Turqisë.

Zëvendëskryeministri turk, Besir Atalaj, tha se të vrarët përfshijnë katër fëmijë.

Ai tha se numri i viktimave ka shkuar nga tetë në nëntë pasi që një 12 vjeçare vdiq nga lëndimet.

Rreth 70 persona raportohet se janë lënduar në shpërthim, derisa katër janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet turke kanë akuzuar kryengritësit e Partisë Popullore të Kurdistanit(PKK) si autorë të shpërthimit, i cili goditi një stacion policor dhe i vuri flakën disa makinave, përfshirë një autobusi të qytetit.

Një uebfaqe e lidhur me PKK-në mohoi deklaratat se grupi ka ndërlidhje me sulmin.
XS
SM
MD
LG