Ndërlidhjet

UEFA dënon klubin maqedonas


Ekipi i Rabontiçkit, foto nga arkivi

Ekipi i Rabontiçkit, foto nga arkivi

UEFA e ka dënuar klubin maqedonas Rabotniçki me suspendim katërvjeçar nga garat kontinentale, pasi që dy nga futbollistët rezultuan pozitivë në testet e dopingut, njofton agjencia AFP.

Klubi gjithashtu u dënua me 30 mijë euro, pasi që Millovan Petroviq dhe Dino Najdoski rezultuan pozitivë ndaj substancave të ndaluara.

Të dy futbollistët janë suspenduar nga një vit secili.

Mjeku i ekipit, Mihajlo Ivanovski dhe fizioterapisti Darko

Velçevski gjithashtu janë “pezulluar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për dy dhe tre vjet respektivisht”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

UEFA i ka kërkuar edhe FIFA-së që ta zgjerojë dënimin në kampionatin botëror.
XS
SM
MD
LG