Ndërlidhjet

Sulmohet baza ajrore amerikane


Bazë ushtarake në Afganistan
Bazë ushtarake në Afganistan
Një sulm me raketë në një bazë ajrore amerikane në Afganistan ka dëmtuar aeroplanin që përdorej nga gjenerali Martin Dempsej, komandanti kryesor ushtarak amerikan, i cili po vizitonte Kabulin.

Zëdhënësi i talibanëve Zabiullah Muxhahid ka deklaruar se luftëtarët talebanë e kanë kryer sulmin.

Zyrtarët thanë se Dempsej, kreu i Shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë amerikane nuk ishte në bordin e avionit C-17 dhe nuk është lënduar.

Dempsej fluturoi nga baza ajrore e Bagramit më vonë, po të martën, duke përdorur një tjetër avion.

Dempsej dhe stafi i tij, sipas zyrtarëve nuk janë rrezikuar, derisa në kohën e sulmit ata po flinin në bazë.

Dempsej mbërriti në Afganistan të hënën për të biseduar në lidhje me rritjen e sulmeve kundër ushtarëve të NATO-s nga personeli i sigurisë afgane.
XS
SM
MD
LG