Ndërlidhjet

Vritet gazetarja japoneze në Siri


Siri, foto nga arkivi

Siri, foto nga arkivi

Një korrespondente japoneze e luftës u qëllua për vdekje derisa mbulonte luftën civile në Siri, ka bërë të ditur familja e saj, por edhe qeveria japoneze.

Mika Jamamoto ka punuar për “The Japan Press” një televizion i pavarur, i specializuar për mbulimin e konflikteve, njofton agjencia e lajmeve, AP.

Ajo u godit me armë zjarri të hënën, ndërsa bashkë me një koleg të saj udhëtonin me Ushtrinë e Lirë Siriane në qytetin veriperëndimor të Alepos, tha Masaru Sato, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Kryengritësit po përpiqen që të rrëzojnë regjimin e presidentit Bashar al Asad, derisa gazetarët e huaj e kanë vështirë të raportojne nga Siria për shkak të kufizimeve të vëna nga qeveria e Damaskut.
XS
SM
MD
LG