Ndërlidhjet

Fillon punën sesioni vjeshtor i Kuvendit


Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Pas disa javë pushimi, Kryesia e Kuvendit të Kosovës është takuar sot duke shënuar kështu edhe fillimin e punës së sesionit vjeshtor të Kuvendit.

Seanca e parë do të mbahet më 30 gusht dhe sipas njoftimit për media të Kuvendit pritet që “vetë seanca të marrë vendim nëse duhet të procedohet apo jo votimi i tekstit të mocionit të Interpelancës së ministres, Mimoza Kusari-Lila, sipas kërkesës së grupit të deputetëve nënshkrues lidhur me vendimin e MTI-së për vendosjen e tarifës prej 35 % për importimin e çimentos, sepse çështja ka mbetur pa substancë për shkak të heqjes së kësaj tarife po nga ministrja e MTI-së”.

Menjëherë pas kësaj, sipas njoftimit, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe rekomandimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG