Ndërlidhjet

Berlin: Treni del nga binarët, 6 të lënduar


Ilustrim
Ilustrim
Gjashtë persona janë lënduar pasi që një tren ka dalë nga binarët në Berlin, citon agjencia e lajmeve DPA punonjësit e ekipeve shpëtuese gjermane.

Treni i shpejtë S-Bahn ka dalë nga binarët pasi që ishte nisur nga stacioni Tegel në veri-perëndim të qytetit.

Një zëdhënës i hekurudhave ka thënë se defekti në ndërrimin e binarëve ka shkaktuar aksidentin.

Një zëdhënësi i zjarrfikësve, i ka thënë DPA-së se ngasësi dhe pesë pasagjerë janë lënduar, por asnjëri nuk ka marrë lëndime serioze.
XS
SM
MD
LG