Ndërlidhjet

Bukoshi dhe Tolaj para trupit gjykues


Bujar Bukoshi
Bujar Bukoshi
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka filluar procesi ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit të MSH-së, Ilir Tolajt dhe nëntë të akuzuarve të tjerë me konfirmimin e aktakuzës.

Paraprakisht të gjithë të akuzuarit, janë deklaruar si të pafajshëm.

Bujar Bukoshi, Ilir Tolaj dhe zyrtarët tjerë akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.

Po ashtu, dy të akuzuarit, Nexhat Shabani dhe Ilir Tolaj, ngarkohen edhe për lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, si dhe kërkim ryshfeti - përpjekje për të marrë ryshfet, evazion fiskal dhe pengim i provave.

Seancat pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
XS
SM
MD
LG