Ndërlidhjet

Sulmet ndaj NATO-s, shkarkohet shefi afgan i policisë


Forcat Afgane të Sigurisë
Forcat Afgane të Sigurisë
Një shef i policisë në një rreth afgan është shkarkuar nga detyra, pasi që policët që i kishte nën komandë, kanë vrarë një ushtar të NATO-s.

Zyrtarët thanë të martën se shefi i policisë së qarkut Spin Boldak në provincën jugore të Kandaharit në Afganistan u shkarkua pas incidentit të së dielës, kur një anëtar i policisë afgane hapi zjarr ndaj kolegëve të tij të huaj duke vrarë njërin dhe plagosur tjetrin.

Ky veprim shënon fillimin e një aksioni kundër sulmeve në rritje nga sulmuesit e brendshëm.

Lëvizja vjen edhe pasi që presidenti Barak Obama dhe zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë shprehën shqetësimin për sulmet, në të cilat afganët e uniformuar po kthenin armët kundër aleatëve të tyre të NATO-s.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sulmet e brendshme vetëm gjatë këtij viti ka shkuar në 40, që përbën edhe 13 për qind të vdekjeve të pjesëtarëve të koalicionit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG