Ndërlidhjet

KS nis diskutimin për Kosovën


Pamje nga takimi i Këshillit të Sigurimit, foto nga arkivi

Pamje nga takimi i Këshillit të Sigurimit, foto nga arkivi

Këshilli i Sigurimit ka nisur diskutimin e rregullt për Kosovën, ku po shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, u cili ndër të tjera është fokusuar në çështjen e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë për Kosovën, në problemet në veri të vendit dhe në dialogun Prishtinë-Beograd.

Në këtë kuadër, shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif në adresimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka bërë thirrje për një angazhim urgjent më të madh të komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur çështjet e hapura, në veçanti atë në veri të vendit.

Ai ka thënë se për veriun, duhet pjekuri politike nga të gjitha palët, sikurse edhe një angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar.

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit po marrin pjesë edhe kryeministrat e Kosovës e të Serbisë Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Ky i fundit ka thënë se qeveria e re e Serbisë është e gatshme që të rrisë nivelin e dialogut me Kosovën, për siç ka thënë “zgjidhjen përfundimtare të statusit përfundimtar të Kosovës”.

Ai ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka thënë se përveç vullnetit politik në këto negociata duhet që të ketë vullnet politik për kompromis, pasi sipas tij” nuk mundet që gjithnjë Serbia të japë, e Kosova të marrë”.

Pas Daçiqit, pritet që Këshillit të Sigurimit t’i drejtohet kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG