Ndërlidhjet

SHBA: Kriza në Siri, më e keqja në botë


Siri
Siri
Konflikti në mes të kryengritësve të opozitës dhe forcave të regjimit e ka kthyer Sirinë në një nga krizat më të këqija humanitare në botë, e përkeqësuar edhe nga sulmet mbi punëtorët humanitarë, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

“Janë 2.5 milionë njerëz që kanë nevojë tash për ndihmë brenda Sirisë dhe 1.2 milionë që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, kështu që me këtë shkallë, ajo është kriza më e keqe sot në botë”, ka thënë Dejvid Robinson, një zyrtar i lartë i Byrosë së Departamentit të Shtetit për Popullsinë, Migracionin dhe Refugjatët.

Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë 82 milionë dollarë në ushqim dhe ndihma mjekësore për në Siri, të cilat po shëprndahen “përmes rrjeteve të ndryshme”, ka thënë Mark Bartolini, drejtor i Zyrës Amerikane për Tragjeditë jashtë vendit, bën ët ditur agjencia AFP.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë këto komente në një konferencë të përbashkët në internet.
XS
SM
MD
LG