Ndërlidhjet

Thaçi: Dialog me Serbinë pa e rrezikuar shtetësinë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që ka paraqitur të arriturat e Kosoëvs në seancën e Këshillit të Sigurimit dhe duke e quajtur shtetin e ri si model të shtetndërtimit, ka thënë se qeveria e tij është e interesuar për normalizimin e raporteve me Serbinë, por, duke mos e rrezikuar shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin e vendit.

“Statusi i Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt të 2008-ës”, ka thënë në fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeministri Thaçi.

“Dua të theksoj dhe të jem i qartë se ne jemi të përkushtuar për dialogun, por në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk diskutojmë shtetësinë e Kosovës", ka thënë kryeministri Thaçi.

Ai ka vënë në pah se Serbia vazhdon të pengojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërsa ka theksuar nevojën e tërheqjes së forcave paralele serbe të sigurisë dhe strukturave të tjera nga pjesa veriore e Kosovës.
XS
SM
MD
LG