Ndërlidhjet

Rusia mbron regjimin e Asadit


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Rusia mbrojti qeverinë e Sirisë kunder kërcënimit të ndërhyrjes së huaj, një ditë pasi presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike nga regjimi sirian do të ishte “linja e kuqe”.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se e vetmja gjë që duhet të bëjnë faktorët e huaj në Siri është krijimi i kushteve për dialog mes regjimit të presidentit Bashar al-Asad dhe luftëtarëve të opozitës.

Ai bëri këto komente në Moskë, pas bisedimeve me zëvendëskryeministrin sirian Kadri Xhamil.

Obama paralajmëroi të hënën regjimin sirian për “pasoja të mëdha”- duke sugjeruar veprime të njëanshme të mundshme ushtarake - nëse Damasku përdor ose i lëviz armët kirmike.

Lavrov tha se është arritur një mirëkuptim me zyrtarët sirianë se “pajtimi kombëtar” duhet të jetë një prioritet i lartë për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të ofruar “kushte për negociatat ndërsiriane”.
XS
SM
MD
LG