Ndërlidhjet

Zbulohet një bri mamuthi në Dyzeldorf


Ilustrim
Ilustrim
Punëtorët që po gërmonin në një rrjet nëntokësor në Dyzeldorf kanë zbuluar një
bri 34 kilogramësh të një mamuthi të vjetër 10 mijë vjet, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Siç raporton AFP, puna gërmuese është ndalur menjëherë, ndërsa briri i gjatë 1.20 m u hoq ngadalë për t’u dërguar për studime shkencore, kan thënë autoritetet e Dyzeldorfit.

Briri ishte pjesa e vetme e kafshës e gjetur gjatë gërmimit deri në 12 metra nën sipërfaqe.

Mamuthët e leshtë janë zhdukur në rajonin përreth Gjermanisë së sotme
rreth 10 mijë vjet më parë.
XS
SM
MD
LG