Ndërlidhjet

logo-print

Soros blen aksione në Manchester United


Xhorxh Soros

Xhorxh Soros

Miliarderi amerikan Xhorxh Soros ka blerë një pjesë të vogël të aksioneve në klubin britanik Manchester United, klub ky që ka debutuar në Wall Street në fillim të këtij muaji.

Rregullatorët amerikanë bënë të ditur se fondi i investimeve të Sorosit ka blerë aksione prej 2 për qind të vlerës së klubit apo 40 milionë e 700 mijë dollarë.

Manchester United është vlerësuar me 2.3 miliardë dollarë, në kohën kur aksionet e tij qarkulluan për herë të parë në New York Stock Exchange në fillim të gushtit, duke e bërë klubin 134-vjeçar të Premier Ligës Angleze, si ekipin më të vlefshëm sportiv në botë.

Por, që atëherë, çmimi i tij ka pësuar rënie prej 6.7 për qind.
XS
SM
MD
LG