Ndërlidhjet

Përleshje në Liban, tre të vdekur


Tripoli, Liban
Tripoli, Liban
Të paktën tre persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në qytetin verior të Libanit, Tripoli, në përleshjet në mes të mbështetësve dhe kundërshtarëve të regjimit të Sirisë fqinje.

Tensionet në Siri kanë shkaktuar përleshje në Tripoli që nga muaji shkurt, derisa konflikti i Sirisë rrezikon të përhapet përtej kufirit.

Mediat raportojnë se sulmues të armatosur në distriktin Bab al-Tabaneh në Tripoli dhe rivalët e tyre alavitë në Jebel Mohsen kanë sulmuar njëri-tjetrin me armë zjarri dhe granata në luftimet sporadike gjatë natës dhe ditës së sotme, me gjithë vendosjen e trupave libaneze ne qytet.

Presidenti sirian Bashar al Asad dhe ndihmësit e tij i përkasin sektit alavit, një degë e shiitëve islamikë, derisa shumica e sunitëve myslimanë të Sirisë janë ngrituir kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG