Ndërlidhjet

Ponta respekton vendimin për Basheskun


Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta
Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta
Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta ka thënë se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e Trajan Basheskut në postin e presidentit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet dhe zbatohet”, ka thënë Ponta.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim se referendumi për rrëzimin e presidentit Trajan Bashesku ishte i pavlefshëm.

Verdikti e kthen në detyrë Basheskun, i cili u pezullua nga parlamenti më 6 korrik.

Koalicioni qeverisës në Rumani, i udhëhequr nga kryeministri majtist, Viktor Ponta, në muajin e kaluar u përpoq që ta rrëzojë Basheskun e qendrës së djathtë përmes referendumit të 29 korrikut, i cili dështoi pasi që pjesëmarrja e votuesve nuk ishte 50 për qind.

Ndërkohë, presidenti i përkohshëm, Krin Antonesku tha se vendimi është i padrejtë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padrejtë, sepse injoron 8.5 milionë vota të rumunëve, është i padrejtë, sepse injoron një shumicë të vërtetë”, tha Antonesku.
XS
SM
MD
LG