Ndërlidhjet

Kreu i ushtrisë amerikane viziton Irakun


Martin Dempsej

Martin Dempsej

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsej, është takuar me kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki, tetë muaj pasi trupat e fundit amerikane u tërhoqën nga vendi.

Pas takimit të së martës, Dempsej, u citua të ketë thënë se që të dy kishin diskutuar konfliktin në Siri, interesin e Irakut në zgjerimin e trajnimit me forcat amerikane, dhe blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane, duke përfshirë radar, armë të mbrojtjes ajrore, dhe pajisje për të rritur sigurinë kufitare.

Para se të ulej në Bagdad, Dempsej i tha agjencisë së lajmeve AFP se “ne ende vazhdojmë të kemi investime të konsiderueshme dhe ndikim të konsiderueshëm. Por, tani kjo bëhet në bazë të një partneriteti dhe jo në bazë të pronësisë.”

Dempsej arriti nga Afganistani, ku avioni i tij i parkuar u godit nga një raketë apo mortajë e hedhur nga talibanët.
XS
SM
MD
LG